Milan kërkon qendërsulmues

01/12/2010 10:55

Në janar Milan mund të marrë Luis Fabiano ose Roque Santa Cruz, dy qendërsulmues të cilët kanë probleme në klubet e tyre respektive, Sevilla dhe Manchester City.

Duke qenë se Cagliari nuk ka ndërmend të lëshojë atë që ishte objektivi kryesor i klubit kuqezi për të përforcuar sulmin, Alessandro Matri, Milan ka hedhur sytë tek sulmuesë të tjerë për të zëvendësuar Inzaghin në janar.

Roque Santa Cruz (29 vjeç) dhe Luis Fabiano (30 vjeç) janë objektivat e merkatos së janarit.

Të dy janë komunitarë, të dy mund të luajnë në fazën e dytë të Ligës së Kampioneve, por nëse njëri nga sulmuesit do transferohet tek Milani, duhet të pranojë stolin dhe të jetë në shërbim të plotë të sulmuesit kryesor, Zlatan Ibrahimoviç.

Sulmuesit nuk preferohen aktualisht nga skuadrat e tyre (Manchester City dhe Sevilla). Santa Cruz ka më shumë mundësi t’u bashkohet kuqezinjve sepse klubi anglez pranon ta japë borxh deri në qershor 2011, ndërsa Sevilla kërkon për brazilianin rreth 15 milionë euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA