Lufta kundër krimit, De Marnhac në Tiranë
01/12/2010 15:35
Drejtuesi i EULEX, Xavier Bout de Marnhac do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Tiranë, e para në cilësinë e shefit të këtij misioni.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave gjatë vizitës së tij 2-ditore, De Marnhac do takohet me ministrin e Brendshëm, atë të Drejtësisë dhe të Financave.
Sipas burimeve, në qendër të bisedimeve do të jetë koordinimi për luftën krimit të organizuar në rajon, si dhe cështja e sundimit të ligjit në Kosovë.
Vizita e De Marnhac në Tiranë është pjesë e turit të tij në vendet e Ballkanit, konkretisht në Beograd, Podgoricë dhe Shkup.
Top Channel