KESH njofton gjendjen në HEC-e

01/12/2010 11:30

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare bën të ditur se niveli i hidrocentralit të Fierzës është 289.38 metra, prurjet janë 1200 metër kub në sekondë, ndërsa shkarkimet 500 metër kub në sekondë.

Ndërkohë në Koman niveli i ujit është në kuotën e 172.5 metrave, prurjet janë 1240 metër kub në sekondë dhe  shkarkimet 2217 kub në sekondë.

Sipas KESH, në hidrocentralin tjetër, atë të Vaut të Dejës, kuota aktualisht është 74.5 metra, prurjet 405 metër kub në sekondë dhe shkarkimet 2400 metër kub në sekondë.

Top Channel