Kaka rifillon stërvitjen

01/12/2010 16:00

Mjekët e Realit të Madridit i kanë dhënë dritën jeshile futbollistit brazilian Kaka për të filluar stërvitjen në fushë.

“Nivelet e tij funksionale dhe biomekanike janë të kënaqshme”, ka bërë të ditur Reali në faqen e vetë zyrtare.

Sipas parashikimeve të shtypit spanjoll, braziliani, i operuar në hije në gushtin e shkuar, mund t’i kthehet lojës në kampionat në muajin janar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA