Gjirokastër, plehrat në lumë

01/12/2010 16:35

Gati 5 ton mbetje urbane një pjesë e të cilave mbeturina plastike derdhen cdo ditë në përrenjtë që ndajnë lagjet e qytetit të Gjirokastrës.

Niveli i inerteve në përrenj me kalimin e viteve është rritur me disa metra duke bërë që të humbasë lartësia e urave dhe veprave. Banorët që jetojnë prane përroit të Dunavatit thonë se situata është e njëjtë prej 20 vitesh tashmë.

Vendet e depozitimit të mbeturinave në qytet janë të pakta dhe nuk korrespondojnë me nevojat e qytetarëve. Në lagjet e sipërme prej të cilave duket se buron edhe ndotja e përrenjve, koshat pothujase mungojnë fare, e motivuar kjo me rrugët e ngushta dhe pamundësinë për ti trasportuar me automjete.

Zgjidhja për banorët është derdhja e mbetjeve në përrenj. Në ditë me reshje gjithë mbetjet mbulojnë rrugët e qytetit . Një sasi e madhe mbeturinash destinohen prej rrjedhës së ujërave për në lumin Drino. Ndërkaq banorët thonë se  për pastrimin e përrenjve kurrë nuk është kujdesur askush.

Top Channel