Galliani: Kemi nevojë për Pato

01/12/2010 17:05

Është sigurisht Pato blerja e parë e Janarit për Milanin. Kështu është shprehur Adriano Galliani duke folur për sulmuesin brazilian.

“Për momentin është konfirmuar në mes të dhjetorit udhëtimi i Pato në SHBA ku do të vizitohet në Duke University. Qëllimi është të kuptojmë se çfarë i ka ndodhur brazilianit që për 2 vjet e 4 muaj nuk ishte dëmtuar asnjëherë dhe në 2010 ka pasur 152 ditë mungesa”, ka deklaruar Galliani.

“Duam të dimë të vërtetën, kemi nevojë për të”, ka theksuar ai.

Top Channel