Energjia, PS akuza Berishës

01/12/2010 18:25

Selia rozë ka fajësuar qeverinë për rritjen e cmimit të energjisë elektrike.

Deputeti Arben Ahmetaj tha se që prej 1 janarit, rritja e cmimit do të shtojë edhe më tej barrën e varfërisë për qytetarët shqiptarë.

“Sali Berisha duhet të bëjë transparente arsyet përse kontrata e privatizimit të OSSH-së parashikonte rritje të çmimit të energjisë për vitin 2009, 2010 e madje për cdo vit deri në 2015-ën. Sali Berisha duhet po ashtu të gjejë kurajon e t’u thotë shqiptarëve se i ka mashtruar kur premtonte se, sa të ishte ai në pushtet çmimi i energjisë elektrike nuk do të rritej kurrë”, ka deklaruar Ahmetaj.

Top Channel