Kërcënohet me bombë Kuvendi komunal i Prishtinës. Rreth orës 13 Policia e Kosovës bëri të ditur se ka marrë një telefonatë anonime ku është njoftuar se në katin e dytë të Komunës ishte vendosur një mjet shpërthyes.

Me të marrë këtë informatë policia ka evakuar të gjithë punonjësit e komunës, ndërkohë që ka konfirmuar se nuk bëhet fjalë për mjet shpërthyes, por për disa mjete piroteknike dhe një letër drejtuar Kuvendit komunal të Prishtinës.

Sipas burimeve policore, hetuesia ka arritur të identifikojë menjëherë qytetarin që ka kërcënuar komunën.

Policia nuk bën të ditur identitetin e personit të identifikuar dhe as përmbajtjen e letres, por mësohet se dyshohet se ai ka patur disa cështje të pazgjidhura pronësie me komunën.

Top Channel