Xavi: Ndërhyrja e Ramos, dhunë ekstreme

30/11/2010 15:15

Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez, deklaroi së ndërhyrja e Sergio Ramos ndaj Lionel Messi, e cila u ndëshkua me karton të kuq nga arbitri i ndeshjes, ishte “dhunë ekstreme”.

Përsa i përket incidentit midis Cristiano Ronaldos dhe trajnerit të Barcelonës, Pep Guardiola, Xavi theksoi se “gjëra të tilla ndodhin në fushën e lojës dhe të flasësh për to është budallallëk.”

“Kur fiton në këtë mënyrë nuk të zë gjumi nga lumturia. Më pëlqeu superioriteti që treguam në fushën e lojës, golat që bëmë… gjithçka ishte e mrekullueshme”, theksoi Xavi, i cili shënoi golin e parë në ndeshjen që Barcelona fitoi ndaj Real Madrid me rezultatin 5-0.

Top Channel