Tiranë, përleshje me thika

30/11/2010 15:45

Tetë të plagosur me thika dhe mjete prerëse në kryeqytet gjatë mbrëmjes së kaluar mes të cileve katër të plagosur rendë dhe një i vdekur.

Policia e Tiranes ka arrestuar shtate adoleshente, nen akuzen e plagosjes se rende me dashje, pjesa me e madhe e te cileve kane qene ne gjendje te dehur. Nderkohe qe ngjarja me e rende ka ndodhur mes dy personave, te cilet jane grindur me njeri-tjetrin ne rruge dhe nga perleshja e me thika e sende te forta njeri mbeti i vdekur.

“Një shtetas ka plagosur me armë të ftohtë Dritan Selimin 38 vjec, i cili ndërroi në jetë prej plagëve. Fillimisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur mes një grindjeje të castit”, u shpreh zëdhënësja e policisë.

Nderkohe qe policia ka arritur ne kohe te neutralizoje konfliktin e armatosur te dy vellezerve ne Mezez te Tiranes, te cilet qelluan me arme zjarri pistolete nje bashkefshatarin e tyre qe i shpetoi per mrekulli vdekjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA