
Kryeministri në ikje i Kosovës, Hashim Thaci këmbëngul se nëse rizgjidhet, qeveria e tij do të mundësojë brenda 15 muajve heqjen e regjimit të vizave me vendet e BE-së.
Pavarësisht deklaratës së eurodeputetes Ulrike Lunacek se nuk janë plotësuar ende kushtet, Thaci ka theksuar se një objektiv i tillë mund të arrihet edhe më shpejt.
“Angazhimi i qeverisë do të bëjë që Kosova të përfshihet edhe më shpejt në procesin e liberalizimit të vizave”, ka deklaruar Thaci pas një takimi me drejtuesit e kolegjeve private në Kosovë.
Thaci u ka premtuar bashkëbiseduesve rritjen e numrit të studentëve, uljen e taksave, rritjen e fitimeve dhe një cilësi më të lartë mësimore.
Gjithashtu, ai ka firmosur po sot vendimin përmes të cilit nga 1 janari i vitit të ardhshëm mësimdhënësve u rritet paga.
Top Channel