PS vijon akuzat ndaj Metës

30/11/2010 15:40

Partia Socialiste i ka shtuar akuzave ndaj Ilir Metës edhe një tjetër shkelje që sipas deputetit Taulant Balla daton që prej kohës kur ai mbante postin e kryeministrit të vendit.

“Meta ka një vilë luksoze në Gjirin e Lalëzit brenda një fshati turistik prej 12 hektarës. Projekti i këtij kompleksi është dhënë nga KRRTRSH-ja në vitin 2001 dhe mban firmën e kryeministrit të asaj kohe, Ilir Meta”, tha deputeti Balla.

Sipas deputetit socialist, shkelja e kryetarit te Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta eshte mese e qarte. “Shqiperia ka nje ligj per parandalimin e konfliktit te interesit në ushtrimin e funksioneve publike dhe sipas tij Meta duhet te beje transparence kontraten e blerjes se kesaj prone, sepse ky ligj i dhuron vetem blerje me cmimin real te tregut”, u shpreh Meta.

Zoti Balla i kerkoi Prokurorise se Pergjithshme tashme pervec hetimit per fshehje te pasurise te hetoje edhe keto shkelje te reja te publikuara nga selia roze.

Top Channel