Olldashi: Autostrada edhe në Gramsh

30/11/2010 14:45

Ministri i Punëve Publike Sokol Olldashi ka zhvilluar një takim me qytetarët e Gramshit ku i ka siguruar ata se nuk do te këtë asnjë devijim të autostradës Tiranë-Elbasan për të shmangur këtë qytet.

Olldashi është shprehur para banorëve se zërat për dvijimin e këtij segmenti janë hapur nga eksponentë të opozitës dhe janë krejtësisht të pavërteta. Kreu i Transporteve tha se ndërtimi i kësaj autostrade dhe disa segmenteve të tjera në këtë zonë do të shkurtojë kohën e udhëtimit nga gramshi në kryeqytetin me 50 minuta.
 
Gjatë takimit Olldashi ka akuzuar opozitën duke deklaruar se ndërsa qeveria ndërton rrugë për Shqipërinë, deputetët e opozitës ndërtojnë pallatet e tyre.

Top Channel