Mustafa: Sa më shumë vëzhgues të huaj
30/11/2010 11:35
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, gjatë një takimi me shefin e ICO-së Piter Feith ka kërkuar një prani sa më të gjerë të ndërkombëtarëve gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
“Kjo prani do të jetë garanci për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike”, ka deklaruar Mustafa.
Ai ka shprehur besimin e tij se LDK do të dalë fituese në zgjedhjet e 12 dhjetorit, pavarësisht se Ukë Rugova po tërheq drejt vetes disa degë të partisë.
“Kalimet janë cështje individuale dhe kjo nuk e luhat besimin se LDK do të dalë e para më 12 dhjetor”, ka pohuar Mustafa.
Nga ana e tij, Feith zgjodhi që në përfundim të takimit të mos prononcohej për mediat.
Top Channel