Mourinho: Real-i nuk u poshtërua

30/11/2010 14:55

Trajneri i Real Madrid, Jose Mourinho ka deklaruar se ekipi i tij nuk u poshtërua nga Barcelona pas humbjes së rëndë 5-0 në “Camp Nou”.

Lojtarët e Barca ishin në një formë të shkëlqyer dhe i shkaktuan një humbje të rëndë Mou në “El Clasico”-n e tij të parë.

“Një ekip luajti me tërë potencialin e tij, ndërsa ekipi tjetër jo. Humbje po, por poshtërim jo. Humbjen e merituam sepse nuk ishim në nivelin e duhur”, ka deklaruar Mourinho.

Trajneri më i kërkuar në botë shpreht optimist, pasi sipas tij kampionati nuk ka mbaruar me ndeshjen e djeshme.

“Kam folur me lojtarët e mi dhe u kam thënë atyre se sezoni nuk ka përfunduar. Kush e di se cfarë mundet ende të ndodhë këtë vit”, ka shtuar portugezi.

Top Channel