Rusia mban peng njohjen e Kosovës nga Katari. Kështu thuhet në një nga dokumentat sekrete të publikuara nga faqja e internetit Wikileaks.

Sipas dokumentit, Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Katarit datën për njohjen e pavarësisë së Kosovës, por autoritetet e këtij vendi, gjatë një vizite në Uashington thane se, Rusia u kishte sugjeruar që të ecnin me ngadalë në këtë drejtim.

Nga ana tjetër autoritetet kanë nënvizuar se vota e tyre pro anëtarësimit të Kosovës në FMN dhe Bankën Botërore tregon simpatinë e vendit të tyre ndaj shtetit të ri.

Kryeministri kosovar Hashim Thaci vizitoi në fillim të shtatorit Katarin, prej nga mori garancinë se njohja e pavarësisë do të bëhet në një afat të shkurtër.

Top Channel