Ibrahimoviç: Jam më i miri!

30/11/2010 16:30

“Ndihem lojtari më i fortë në Botë!” Sulmuesi i Milan, Zlatan Ibrahimoviç, rrëfehet kështu për revistën ‘Vanity Fair’.

Ibra “thërret” edhe Balotellin tek Milani: “Mario është një futbollist i madh dhe një djalë i zgjuar. Do ishte shumë bukur për ne të dy dhe tifozët e Milanit të luanim sërish bashkë.”

“Milan është një klub fantastik dhe jam i nderuar që bëj pjesë në këtë staf profesionistësh. Ky klub mund të jetë eksperienca ime e fundit në futboll”, shprehet Ibrahimoviç në lidhje me klubin kuqezi.

Zlatan ka një siguri absolute për diçka: “E konsideroj veten si numri 1 në Botë, nuk ka futbollist tjetër të ngjashëm me mua.”

Në lidhje me të ardhmen e tij, sulmuesi suedez theksoi: “Mendoj se do të luaj edhe tre vite të tjera dhe më pas do të tërhiqem. Futbollin duhet ta lësh kur je në formë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA