Gjini rikthehet në Shkallë të Parë

30/11/2010 16:20

Gjykata e Tiranes ka celur rigjykimin për ish-sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Punës dhe Cështjeve Sociale dhe Shanceve të Barabarta Spartak Gjini nën akuzë për korrupsion pasiv përgjatë tenderimit për rikonstruksionin e godines së kësaj Ministrie.

Rigjykimi i ish-zyrtarit behet pas prishjes se vendimeve nga Gjykata e Larte te dy vendimeve te Shkalles se Pare dhe Apelit ne te cilat Gjini denohej me 2 vjet e gjashte muaj heqje lirie si dhe heqje te te drejtes per te ushtruar funksione publike per tre vjet.

Se bashku me te keto gjykatat kishin shpallur fajtore per korrupsion edhe dy shtetas te tjere Llambi Tarka dhe Fiqiri Pali. Por Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmoi se duke qene se ishte bere gjykim i shkurtuar, per ish sekretarin e pergjithshem ne ministri e njekohesisht edhe kryetar i komisionit te ofertave per prokurimet duhej konkluduar jo vetem ne fashikullin hetimor, por edhe ne marrjen e disa prova te kerkuara nga mbrojtja dhe qe nuk ndodheshin ne kete fashikull.

Nderkohe ne rigjykimin e ceshtjes, prokuroria lexoi kerkesen per gjykim, duke thene se gjate nje tenderi te bere ne 2007 i pandehuri Gjini ne bashkepunim me nje anetar tjeter ne komision kane kryer nje sere veprimesh korruptive per te shpallur fituese nje firme te paracaktuar prej tyre.

Sipas prokurorise, te pandehurit i kane kerkuar perfaqesuesit te nje firme tjeter te mos hynte ne konkurrim pasi ishte vendosur tashme fituesi. Prokurorja lexoi ne proces emrat e deshmitareve qe kerkon te degjohen si dhe pergjimet ambientale qe vertetojne sipas saj akuzen ndaj ish zyrtarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA