Prishtina dhe Beogradi kanë caktuar drejtuesit e grupeve përkatëse, që do të menaxhojnë bisedimet direkte që pritet të zhvillohen në muajt e parë të vitit 2011.

Kështu, në krye të grupit kosovar kryeministri Hashim Thaci ka emëruar bashkëpunëtorin e tij të ngushtë, Besim Collakun.

Ndërsa presidenti serb Boris Tadic ka caktuar Borko Stefanovic, aktualisht drejtor politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Mediat kosovare vlerësojnë se, edhe pse Beogradi ka deklaruar se grupi i ekspertëve nuk do të ketë peshë politike, zgjedhja e Stefanovic në krye të tij tregon të kundërtën.

Top Channel