Cana: Nuk e meritojmë të jemi kampionë

30/11/2010 12:50

Pritshmëria nga Gallatasarai është gjithnjë e madhe. Kampionët rekordmenë të Turqisë, kanë dominuar për vite të tëra kampionatin vendas dhe kanë shkëlqyer edhe në arenën ndërkombëtare.

Por ky sezon duket se nuk është i tij. Humbja e djeshme në shtëpi në derbin e Stambollit kundër Beshiktashit me rezultatin 2-1 duket se e ka konfirmuar një gjë të tillë. Gjigandi turk renditet në vendin e 10 në klasifikim, në kuotën e 17 pikëve pas 14 ndeshjeve të luajtura.

Por deklarata e mesfushorit shqiptar, të preferuar nga trajneri George Haxhi, duket se i vë vulën kësaj historie. “E di që nga Gallatasarai pritet gjithnjë e me shumë. Mund të them se ne nuk e meritojmë këtë vend në tabelën e klasifikimit, por ne as nuk e meritojmë që të shpallemi kampionë në këtë sezon. Për të qenë i ndershëm, ky nuk është rasti i duhur”, ka thënë mesfushori shqiptar i turqve.

Kosovari flet edhe në lidhje me situatën në skuadër, që duhet thënë, nuk është më e mira. “Duhet të përballemi me këtë situatë, në mënyrën më të mirë. Duhet të japim maksimumin për të përmirësuar pozicionin në tabelën e renditjes dhe në fund të sezonit të renditemi mes skuadrave që do të luajnë në kupat e Europës”, përfundon mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA