“Koalicioni për Kosovën e Re”, i udhëhequr nga AKR, ka emëruar Mimioza Kusari Lilën si kandidaten e tij për kryeministre të Kosovës.

Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli pritet të zyrtarizojë emërimin e Lilës më vonë gjatë ditës së sotme.

Një vit më parë Mimoza Kusari Lila ka qenë kandidatja e AKR-së për kryetare të komunës së Gjakovës, por humbi në zgjedhje përballë kandidatit të AAK-së, Pal lekaj.

Ajo ka qenë gjithashtu zëdhënëse e qeverisë së Kosovës në kohën e kryeministrit të parë të periudhës së pas-luftës, Bajram Rexhepi.

Top Channel