Cështja “Vokshi” ka nisur të shkaktojë reagime të forta të qytetarëve dhe shoqërisë civile në Kosovë.

Disa të rinj kanë filluar një fushatë në mbrojtje të policëve të pezulluar dhe respektimit të ligjit. Ndërsa Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka deklaruar se deputetja Vokshi duhet të kërkojë falje policisë për sjelljen në kufi.

Organizatërët e fushatës për rikthimin në punë të policëve kufitarë janë emra të njohur për publikun shqiptar, por kanë kërkuar të mbeten anonimë për opinioni për shkak se, siç thonë ata, mund të bartin pasoja ashtu sikundër vetë policët.

Top Channel