Tirana feston Natën e Bardhë

29/11/2010 23:35

Për të shtatin vit radhazi Bashkia e Tiranës organizon në kryeqytet Natën e Bardhë. Mijëra qytetarë të Tiranës, por edhe të ardhur edhe nga rrethe të tjera të vendit kanë mbushur rrugët kryesore të Tiranës duke shijuar koncertet dhe aktivitetet e shumta të organizuara posaçërisht për këtë natë për të gjitha grupmoshat. (UPDATE)

Një koncert i programuar për shtatë ore ka ndezur atmosferën me muzikë dhe këngë popullore të krahinave të ndryshme shqiptare, nga ato me motive nga Shqipëria e Mesme te serenatat korçare.

Të rinjtë kanë mbushur zonën e ish-bllokut duke shijuar tingujt e muzikës nga DJ më të njohur dhe hitet e vitit, shoqëruar këto edhe me perfomancën e balerinave.

Si çdo vit zyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës është vizituar nga qytetarë të shumtë të cilët kanë bërë foto me kryetarin Rama.

Fëmijët që frekuentojnë qendrën multifunksionale TEN, kanë zhvilluar një sërë aktivitetesh për të kenaqur bashkëmoshatarët e tyre. Ndërkohë që një ekspozitë me zanatet më të vjetra të tiranasve ka tërhequr shumë vizitorë pranë saj

Rreth ores 20 e 30 qytetarët të cilët kanë dalë për të festuar në këtë Natë të Bardhë janë përshëndetur nga kryetari i bashkisë, Edi Rama.

Një risi e kësaj nate të shtatë të bardhë në kryeqytet kane artet marciale, ku 20 profesionsitë, por dhe amatorë kanë ofruar para publikut nje minispektakël sportiv për dashamirësit e këtij arti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA