Federer: Dua të fitoj në Londër 2012

29/11/2010 15:40

Roger Federer i ka shtuar një perlë koleksionit të tij të sukseseve. Dje ka fituar Masters ATP, duke mundur në tre sete Rafael Nadal.

“Jam entuziast për mënyrën se si kam luajtur gjatë javës dhe pata gjithashtu edhe një sezon të mirë. Kam vuajtur disa humbje të hidhura, por një njeri nuk mund t’i fitojë të gjitha garat”, është shprehur ai.

Federer është shprehur optimist edhe për sezonin e ardhshëm duke theksuar se kërkon të fitojë edhe në Londër në 2012.

“Jam i bindur se do të kem një sezon të mirë edhe në 2011-n dhe nuk kam asnjë plan për të përfunduar karrierën time. Objektivi kryesor është olimpiada e Londrës 2012. Ka qenë gjithnjë një ëndërr për mua të luaj për vendin tim dhe të fitoj arin olimpik”, theksoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA