“El Clasico”, Real “tepër i vogël” për Barcën

29/11/2010 23:00

Barcelona ka zbritur me këmbë në tokë Realin e Madridit duke shkatërruar me rezultatin 5-0 skuadrën e Mourinjos.

Në “El Clasico” të luajtur në Camp Nou, vendasit kaluan mjaft shpejt në avantazh, që në minutën e 10 me anë të Ksavit. Mesfushori katalanas pas topit të marrë nga Iniesta dhe i ndihmuar edhe nga devijimi i Marcelos, ka eleminuar me anë të një parabole portierin Kasijas duke kaluar Barcelonën në avantazh.

Vetëm tetë minuta më vonë, Pedro dyfishon rezultatin duke shfrytësuar mjaft mirë një top të marrë nga David Villa. Minutat e fundit të pjesës së parë u shoqëruan nga tensioni mes lojtarëve në fushë, ku protagonist u bë edhe Ronaldo që u ndëshkua edhe me karton të verdhë.

Me nisjen e pjesë së dytë pritej reagimi i madrilenëve, por ka ndodhur krejtësisht e kundërta. Barcelona vazhdon lojën e saj të rrjedhshme me pasa të shpejta e të sakta duke dominuar krejtësisht kundërshtarin. Rezultati i kësaj loje mbërrin 10 minuta nga nisja e 45 minutëshit të dytë kur David Villa shënon golin e tretë pas një topi të marrë nga Mesi. 3 minuta më vonë, sërish Villa do të shënonte edhe golin e tij të dytë personal në këtë supersfidë dhe të 4 për Barcelonën.

Në disavantazhin e 4 golave, lojtarët madilenë humbasin toruan duke ndërhyrë disa herë ashpër ndaj lojtarëve të Barcelonë. Kjo solli edhe largimin e Ramosit me të kuq në minutën e 90, pak sekonda para se skuadra e tij të pësonte edhe golin e 5. Këtë herë radha për të shënuar ishte e të riut Suarez. Ndërkohë megjithëse zhvilloi një lojë të jashtëzakonshme me dy asiste, përkatësisht për topin për golin e 3 dhë të 4, Lionel Mesi nuk arriti të gjejë rrjetën personale në këtë sfidë.

Pas kësaj ndeshjeje, Barcelona i rrëmben kreun Realit të Madridit duke u ngjitur në kuotën e 34 pikëve ndërkohë që skuadra e Mourinjos mbetet në kuotën e 32 pikëve duke lënë pas Vilarealin me 27 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA