271 vepra të panjohura të Picasso

29/11/2010 21:40

Një elektriçist në pension në jug të Francës që ka punuar për Pablo Picasso, ka deklaruar se ka qindra punime të panjohura të artistit.

Bëhet fjalë për 271 vepra që përfshijnë litografi, piktura kubizmi, shënime dhe piktura me bojëra uji, që besohet të vlejnë përreth 60 milionë euro.

Pierre Le Guennec, 71 vjeç, ka deklaruar se Picasso ia ka dhënë këto vepra si dhurata.

Ndërkohë që administruesit e pasurisë së piktorit nuk kanë arritur të provojnë dot se këto vepra janë marrë në mënyrë të paligjshme.

Sipas gazetës franceze “Liberation”, veprat e humbura të Picasso përfshijnë një pikturë me bojëra uji nga Periudha e tij Blu.

Ekspertët kanë deklaruar se vetëm nëntë punët kubiste që zotëron Le Guennec vlejnë 40 milionë euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA