SHBA uron Shqipërinë

28/11/2010 12:20

Shefja e diplomacise amerikane, Hilari Klinton, i dërgon popullit shqiptar një urim me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Sekretarja e shtetit ka përshëndetur shqiptarët në emër të Presidentit Obama dhe të popullit amerikan. Historia e miqësisë dhe interesat e përbashkëta mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara u konsoliduan në Konferencën e Parisit të vitit 1919, kur Presidenti Udrou Uilson mbështeti fuqimisht pavarësinë e Shqipërisë, thotë zonja Klinton në deklaratën e saj.

Që prej atëhere Shqipëria ka dhënë një ndihmesë të çmuar për paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor, vazhdon ajo. Si partnere e NATO-s dhe si këshilltare e vendeve të tjera të Ballkanit që aspirojnë të bëhen anëtare të NATO-s, Shqipëria luan një rol të rëndësishëm dhe aktiv për avancimin e integrimit dhe stabilitetit rajonal.  

Kryediplomatja amerikane ritheksoi edhe një herë mbështetjen e fuqishme te Ëashingtonit për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Heqja e vizave kohët e fundit eshte sipas saj një tregues i fortë i përparimit që vazhdon të bëjë vendi drejt anëtarësimit të plotë në komunitetin euro-atlantik.  

Jam optimiste, e mbyll Klinton urimin e vet, për vazhdueshmërinë e partneritetit tonë me Shqipërinë, ndërsa punojmë sëbashku për një të ardhme demokratike, të sigurt dhe të begatë për të dy popujt tanë.

Top Channel