" /> ">

Pavarësia, festime edhe në Selanik

28/11/2010 16:10

Të mbledhur në një prej restoranteve të qytetit, emigrantët shqiptarë të shoqatës “Progresi” të Selanikut kanë festuar Ditën e Pavarësisë.

 “Uroj të gjithë shqiptarët gëzuar festën e 28 nëntorit. Të jemi të bashkuar, të duam njëri-tjetrin”, deklaron për Top Channel, Theodhori Miho, kryetari i shoqatës “Progresi” në Selanik. 

“Sivjet e kemi më të theksuar këtë festë për arsye se kemi një falenderim që duhet t’i bëjmë Bashkimit Europian përsa i përket liberalizimit të vizave”, shprehet Konstandin Nestori, nënkryetar i shoqatës “Progresi”.

Të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësues grekë të pushtetit lokal.

“Për shumë vjet gëzuar festën kombëtare të Shqipërisë. Kemi qenë, jemi dhe do të jemi gjithnjë pranë fqinjëve tanë shqiptarë”, deklaron Jakovos Tsagalidhis, këshilltar i Prefekturës së Selanikut.
 
Edhe konsulli shqiptar në Selanik ka uruar bashkëatdhetarët e tij për festën kombëtare.
“Përfitoj nga dita e sotme t’i uroj të gjithë shqiptarëve gëzuar festën e 28 nëntorit, Ditën e Pavarësisë, ditën simbol të shqiptarëve”, deklaroi konsulli, Thoma Nini.
Është hera e parë që konsullata shqiptare në këtë qytet nuk organizon një pritje, për arsye të shkurtimit të fondeve nga ana e qeverisë shqiptare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA