Wikileaks, SHBA paralajmërojnë Kinën

27/11/2010 12:35

Superfuqitë botërore kanë filluar të dridhen pas paralajmërimit të Wikileaks se do të publikojë mbi 3 milionë dokumente të Departamentit të Shtetit.

Kështu, përfaqësuesja e këtij institucioni, Hillary Clinton ka zhvilluar të premten një bisedë telefonike me homologun kinez Yang Jiechi, të cilin e ka paralajmëruar se në web mund të publikohen dokumente diplomatike konfidenciale.

Por nga ana tjetër Uashingtoni ka kritikuar disa qeveri për lëshimin e dokumenteve që mund të cënojnë raportet e SHBA, për shkak të përmbajtjeve të tyre.

Ndërkohë, në Britaninë e Madhe, qeveria u ka kërkuar botuesve që ta informojnë nëse do të publikojnë dosje diplomatike me përmbajtje “pikante”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA