Shtetet e Bashkuara paralajmëruan një sërë qeverish botërore për rrezikun e publikimit të dokumenteve sekrete të Wikileaks.
Uashingtoni pas Kinës e Britanisë ka paralajmëruar edhe Turqinë, Izraelin, Danimarkën dhe Norvegjinë.
Admiroali Mike Mullen deklaroi se publikimi i dokumenteve diplomatike konfidenciale është jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe mund të vendosë jetë njerëzish në rrezik.
Në dokumente përfshihen edhe marrëdhëniet e SHBA-së me Turqinë. Flitet që SHBA ka ndihmuar kurdët në rajonin lindor të Turqisë, ndërkohë që kjo e fundit ka ndihmuar rebelët gjatë luftës së Irakut.
Nga ana e saj, Wikileaks deklaroi se autoritetet e Shteteve të Bashkuara janë të frikësuara përballë mbajtjes së përgjegjësisë.
Ende nuk ka një konfirmim të saktë se kur mund të publikohen këto dokumente.
Top Channel