Tiranë, ekzekutohet 38 vjeçari
27/11/2010 20:15
Ekzekutohet me armë zjarri pranë banesës së tij në rrugën “5 Maji” 38 vjeçari Dritan Skënderaj.
Lajmi njoftohet nga policia e kryeqytetit e cila ka mbërritur në vendngjarje. Sipas policisë autorët e ngjarjes së rëndë kanë qenë duke e pritur viktimën dhe kanë shfrytëzur momentin ku ai është afruar pranë banesës për ta qëlluar me armë zjarri.
Ende nuk dihen autorët apo autori i vrasjes, por policia ka nisur hetimet paraprake, për të zbardhur pistat e mundshme të shkaqeve që çuan në vrasjen e 38 vjeçarit.
Top Channel