Rrugë të bllokuara, shkolla të mbyllura dhe fluturime të anuluara/ SHBA përfshihet nga moti i keq, 7 të vdekur dhe rreth 800 mijë familje pa energji elektrike
Një adoleshent është arrestuar në shtetin amerikan të Oregonit, pasi dyshohej se po përgatiste një plan për të hedhur në erë një autobombë gjatë ceremonisë për ngritjen e pemës së Krishtlindjeve.
19 vjecari nga Somalia, Mohamed Osman Mohamud u arrestua pasi bëri një telefonatë gjatë të cilës thoshte se do të vendoste bombën në qendër të Portlandit.
Por, pas operacionit të policisë u zbulua se bomba ishte e rremë dhe se ishte përdorur nga vetë uniformat blu si karem për të kapur të riun.
Mohamud është një shtetas amerikan i natyralizuar, por që ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me një mikun e tij në veri-perëndim të Pakistanit.
19 vjecari, i cili jeton në qytetin e Korvalisit, kishte cuar një furgon pranë pemës, 20 minuta para ndezjes së dritave.
Top Channel