Tajvan, KMT fiton zgjedhjet

27/11/2010 16:30

Partia në pushtet në Tajvan u shpall fituese në 3 nga 5 qytetet kryesore të ishullit në zgjedhjet e mbajtura dhe të cilësuara si një test ndaj politikave të presidentit Ma Ying-jeou.

Kur proçesi i numërimit po shkon drejt fundit, partia Kuomintang ka marrë Taipein, rrethinat e tij, Xinbein dhe Taichungun, ndërkohë që Partia Progresive Demokratike u shpall fituese në Kaohsiung dhe Tainan.

Sipas mediave ndërkombëtare rivotëbesimi i Kuomintang-ut është një shtysë ndaj politikave të kësaj partie për të normalizuar marrëdhëniet me Kinën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA