SHBA: Stërvitja me Seulin, jo kundër Kinës
27/11/2010 02:10
Shtetet e Bashkuara të Amerikës siguruan Kinën se stërvitja ushtarake e përbashkët me Korenë e Jugut nuk është manovër luftarake kundër Kinës.
“Ushtrimet ushtarake mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut nuk janë të drejtuara kundër Kinës”, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.
Manovrat luftarake do të nisin ditën e dielë, ndërkohë që Ministri i Jashtëm kinez i cilësoi manovrat si të rrezikshme, që kryhen në zonën ekonomike të Kinës dhe që minojnë stabilitetin dhe paqen në Gadishullin Korean.
Top Channel