Zbret në rrugët e Koresë së Jugut tensioni i shkaktuar pas përplasjeve me Veriun komunist.
Veteranë të ushtrisë koreano-jugore protestuan në rrugët e Seulit dhe u përplasën dhunshëm me forcat e sigurisë ndaj asaj që ata e cilësuan si reagim të vakët të qeverisë ndaj sulmeve të Penianit.
Një grup protestuesish u grumbulluan para ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes duke tentuar të hynin brenda saj. Ata u përplasën me kordonet e policisë. Raportohen disa persona të plagosur.
Sulmet korano-veriore me predha drejt ishullit të Yonpyeongut shkaktuan 4 viktima, mes të cilëve 2 civilë. Këto sulme pasuan edhe dorëheqjen e Ministrit të Mbrojtjes së Koresë së Jugut pas akuzave kundrejt tij për mos reagimin e duhur pas ofensivës së Penianit.
Top Channel