RROSH: Lehtësim për nënshtetësinë për të gjithë shqiptarët

27/11/2010 20:40

Rrejti i Organizatave shqiptare u ka bërë thirrje institucioneve dhe qeverisë shqiptare të ndërmarrin hapat për lehtësimin e proçedurave për marrjen e nënshtetësisë për të gjithë personat me kombësi shqiptare.

Rrjeti vëren se praktika e deritanishme ligjore e Shqipërisë nuk bën dallime për marrjen e nënshtetësisë si për shtetasin me kombësi joshqiptare ashtu edhe për ata me kombësi shqiptare. Rrjeti bën thirrje për lehtësimin e proçedurave për të gjithë personat me kombësi shqiptare pasi rregullat e deritanishme, RROSH është jodinjitoze dhe në kundërshtim me interesat kombëtare të shqiptarëve.

Rrjeti i Organizatave Shqiptare, ku përfshihen një sërë organizatash e shoqatash nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova, shprehet se në prag të 100 vjetorit të pavarësisë lehtësimi për marrjen nënshtetësisë shqiptare për personat me kombësi shqiptare do të përbente një akt simbolik.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta