Rikthehet balerini Kledi Kadiu

27/11/2010 16:15

Kthim në ekranin e vogël për balerinin e njohur shqiptar Kledi Kadiu. Duke filluar nga 27 nëntori ai do te prezantojë “Step-hapa baleti”.

Kështu titullohet një program që Rai 5, një kanal i ri i radiotelevizionit publik, do t’i kushtoje baletit. Çdo të shtunë në mbrëmje artisti shqiptar do të njohë publikun me baletet më të njohura dje me personalitetet më të shquara të këtij arti, Por do të ketë dhe balete të interpretuara nga Kledi Kadiu, i cili duke dialogur ne telespektatorët do t’i shoqërojë ata në sekretet e profesionit, përpara dhe pas dritave të skenës.

12 takime që do të sjellin serish ne radiotelevizionin publik baletin e nivelit të lartë.

Me këtë emision Kledi Kadiu shkëputet në një farë mënyre nga Mediaseti, grupi mediatik ku ai ka filluar karrierën e vet. Deri në mars të vitit të vjen ai do të vazhdojë dhe turneun me shfaqjen “Non solo bolero”, e pritur me aq entuziazëm sa është zgjatur duke arritur në 80 data në të gjitha anët e Italise.

Top Channel