Rama: Vendi qeveriset padrejtësisht
27/11/2010 12:55
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaron se politika shqiptare aktuale nuk le hapësira për debat të thelluar, ndërsa padrejtësia është bërë cdo ditë e më shumë një fuqi përcaktuese.
Duke folur në ditën e parë të Akademisë Politike të Partisë Socialiste, Rama theksoi se politika shqiptare është bërë një arenë që ushqen padrejtësinë, që sot është fuqia përcaktuese në qeverisjen e vendit.
“Nuk mund të gjejmë drejtësi kur vendi qeveriset padrejtësisht. Qeveria angazhon përditë një proces diskriminimi ndaj atyre që e kundërshtojnë. Sfida e Partisë Socialiste është të shpëtojë vendin nga kjo humnerë”, tha Rama.
Top Channel