" /> ">

Rama, akuza për fondet publike

27/11/2010 11:10

Slogani “Shkolla për elitën e të majtës moderne”, zbërthen synimin që fondacioni socialist ‘Qemal Stafa’ ka për të ashtuquajturën “Akademi Politike”. (UPDATE)

Prezantimi i Akademisë Politike te Partise Socialiste , ishte një rast për Edi Ramën për të bërë një analizë të situatës me të cilën përballen sot jo vetëm të rinjtë, një situatë ku spikat padrejtësia. Për ta ilustruar këtë, ai mori një shembull nga përdorimi që i bëhet fondeve publike të Ministrisë së Arsimit, për të favorizuar një biznes të caktuar.

“Ministria e Arsimit ka një fond për bibliotekat e shkollës. E dini ju kush është botuesi më i pëlqyer për ata që përcaktojnë blerjen me lekët e taksapguesve? Fajri Balliu dhe shtëpia botuese 55. Kjo ka të bëjë drejtperdrejt me padrejtesinë si fuqine percaktuese, sepse asgje tjeter vec saj nuk mund ta percaktoje autorin ne fjale dhe shtepine botuese ne fjale  si ne krye te listes se preferencave te Ministrisë së Arsimit”, tha Rama.

Për të kompletuar formimin e të rinjve që do ta dëshirojnë me idetë e së majtës, Akademia do të zhvillojë shtatë module mbi vlerat e social-demokracisë, legjislacionin, projeksionin e së majtës në ekonominë e tregut, integrimin e Shqipërisë, komunikimin dhe mediat, fushatat elektorale dhe karrierën politike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA