PS : Meta të tjera pasuri në Tiranë
27/11/2010 19:30
Pasi ka denoncuar prej disa ditësh fshehjen e dy pasurive të patundshme nga zv/kryeministri Ilir Meta, Partia Socialiste publikoi sot një listë më të gjerë pasurish, të cilat i cilëson “pasuri të fshehura” të numrit 2 të qeverisë.
“Ajo që po denoncojmë sot është fakti se pronat të tjera sikurse një qendër tregtare në bllok, një dyqan tjetër përsëri në bllok, ndërtesa e LSI, gurorja në Skrapar, i shtohen apartamentit 600 metra katrorë dhe vilës në Gjirin e Lalzit si pasuri të padeklaruara, për të cilat Ilir Meta duhet të përgjigjet dhe të japë shpjegime”, tha deputeti Balla.
Top Channel