Portugali, kalon buxheti “i kursimit”

27/11/2010 03:55

Portugalia miratoi ditën e premtë buxhetin e saj pë vitin 2011.

Buxheti parashikon rritje të ndjeshme të taksave dhe ulje të shpenzimeve publike, masa këto të ndërmarra në përpjekjen e qeverisë së kryeministrit Sokrates për të ulur borxhin e vendit, që ndodhet në nivele relativisht të larta.

Më herët kreu i Komisionit Europian, Hoze Manuel Barroso hodhi poshtë zërat se Portugalia është vendi i radhës që do të kërkojë ndihmën e BE-së, pas Greqisë dhe Irlandës. Në të njëjtën linjë foli edhe kryeministri portugez i cili tha se vendi ka burimet për të dalë vetë nga gjendja e vështirë në të cilën ndodhen financat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA