Përmbytjet ringrenë Komitetin Ndërministror

27/11/2010 19:00

Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha i shoqëruar nga drejtori i Emergjencave Civile, Alfred Olli dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj nga Shkodra kanë informuar urdhërin e kryeminstrit Sali Berisha për ringritjen e Komisionit Ndërministror të Emergjencave Civile.

Në takimin me Shtabin e Emergjencës Civile në Shkodër, ministri Lulzim Basha, në funksionin e kreut të Komisionit Ndërministror të Shtabit të Emergjencës Civile, është shprehur se nuk jemi as në një situatë paniku, por as në një situatë relaksi.

“Të lehtësojmë pasojat e sotme dhe të nesërmve të një situatë të rënduar hidrike, që mesa duket është këtu për një kohë të gjatë. Të tre bazenet kryesore të Kaskadës së Drinit janë nën kontroll”, deklaroi ministri Basha.

Më tej ministri Basha është shprehur se situta në kaskadat e hidrocentraleve është plotësisht nën kontroll dhe e gjithë situata po monitorohet me shumë kujdes.

Më tej pjesëtarët e Shtabit të Emergjencës në Qarkun e Shkodres raportuan për marrjen e masave për përmbytjet.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta