Edhe pse Fushë Kruja eshte përmbytur prej disa ditesh pasojat ende nuk jane zhdukur.Nga permbytja e fundit ne kete zone jane demtuara rreth 450 familje dhe mbi 300 biznese.
Permbytja ne kete zone ka ndodhur pasi shtrati i lumit Zez eshte ngushtuar ne thellesi dhe gjeresi per shkak te mbetjeve inerte. Nderkohe nga mos vendosja e tubacioneve në aksin hekurudhor që lidh fabrikën e çimentos me Vorën pengohet shkarkimi i ujerave. Banoret ankohen edhe se nga qeveria nuk po marrin asnje demshperblim.
Qindra banesa dhe tregu i Fushe Krujes do te vazhdojne te mbeten te rrezikuara nga permbytjet sa here ka reshje, pas jo vetem qe strukturat shteterore nuk kane nderhyre per parandalimin por ende nuk kane shprehur ndonje plan investimi per te ardhmen.
Top Channel