Përmbytjet në Shkodër, zgjerohet harta

27/11/2010 14:35

Zgjerohet harta e permbytjeve në Shkodër, ku tashmë është prekur edhe qyteti. Pas përmbytjes së Obotit dhe disa zonave në Komunën Dajc, uji ka nisur te mbuloje edhe periferine e qytetit.

Qindra hektarë tokë dhe dhjetëra banesa janë pëmbytur në zonën e Livadeve në periferine përendimore të Shkodrës, ndërsa në qindra banesa te tjera ka prezencë uji.

Në disa banesa uji brenda ka arritur deri në 30 cm duke bërë që tek këto banorë të rikthehet frika e një përmbytje masive, sërish në zonë janë rikthyer varkat apo karrocat me kalë si e vetmja mënyrë për të komunikuar.

Banorët e kësaj zone shprehen të shqetesuar per permbytjen e re. Gjatë natës ka patur rritje të ndjeshme të nivelit të ujit dhe banorët kërkojnë ndihmën e struktuarve shtetërore.

Zona e Livadeve ndodhet në afërsi të lumit Buna dhe është përmbytur nga prurjet e këtij lumi. Kjo për faktin pasi prurjet e mëdha të drinit për shkak të shkarkimeve nga hidrocentralet dhe reshjeve të shumta, te cilat kanë rritur dhe prurjet e lumit Kir kanë bërë që të pengohet derdhja lumit Bunes në lumin Drin. Per pasojë ujerat pengohen dhe nuk rrjedhin normalisht, duke sjelle rritjen e nivelit te Bunes dhe liqenit te Shkodtres, e si rrjedhim edhe permbytjen e livadeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA