Pakti me Athinën, ngecin bisedimet

27/11/2010 08:15

Deklaratat e Presidentit të Republikës Bamir Topi për marrëveshjen e kufijve ujorë dhe platformës detare me Greqinë duket të ketë diktuar ritmin e negociatave të reja në këtë drejtim.

Konsultimet vjetore diplomatike mes dy vendeve të zhvilluara dje në Athinë, mes sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme Gazmend Turdiu dhe homologut të tij grek, Janis Aleksios Zepos ka pasqyruar një sërë çështjesh që përshkrojnë marrëdhëniet mes dy vendeve ku natyrisht përfshihet edhe pakti i rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

Burime diplomatike kanë bërë të ditur se edhe pse çështja në fjalë është ngritur në takim dhe këtë e dëshmon deri diku edhe prania e dy drejtorëve respektivë për Rajonin, asgjë thelbësore nuk është arritur, si për shkak të pengesave që vendos antikushtetueshmëria e shpllur e marrëveshjes së parë në Shqipëri, ashtu edhe aktivizimi i zërit të Presidentit Topi që ka sugjeruar madje “trajtimin e problemit në Gjykatën Ndërkomëbëtare”.

Për këtë arsye konsulta vetëm sa ka piketuar çështjet që duhen ndjekur, që edhe kështu japin një ide të rrugës që mund të marrë rishikimi I paktit për ujërat.

Sipas informacioneve nga burime diplomatike, në tryezën e bisedimeve është diskutuar për vizitat ende të pakryera të presidentit grek Karolios Papulias në Tiranë por edhe të kryeministrave të të dy vendeve, Sali Berisha dhe Jorgos Papandreu.

Është e logjikshme të mendohet se një axhendë e pritshme për këto vizita, bëhet përfshirëse edhe për trajtimin e paktit të ujërave që tanimë medoemos do të kalojë në një rinegocim politik e mandej teknik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA