Qeveria ka parashikuar për vitin e ardhshëm shpenzime prej qindra miliona lekësh për luksin e zyrtarëve të saj.
Ne buxhetin 2011 eshte percaktuar nje fond prej rreth 300 milion lekesh per rikonstruksionin dhe modernizimin e ambienteve te godinave qeveritare. Ne top listen e klasifikimit persa i perket fondit te akorduar per keto tipe shpenzimesh, qendron Ministria e Brendshme per te cilen jane percaktuar 1,3 milione leke per rikonstruksionin e nderteses se Ministrise dhe 10 milione leke te tjera per pajisje zyrash.
Klasifikimi vazhdon me Ministrine e Punes dhe atë të Shëndetësise për te cilat jane parashikuar perkatesisht 38 dhe 36,1 milione lekë investime. Me pak me hater ne kete liste shpenzimesh eshte mbajtur Ministria e Punes të ciles do i shkojne vetem 2 milione leke. Buxheti ka parashikuar gjithashtu qe me nje shume prej rreth 1.3 milione lekesh te ndertojë nje godine te re per Prokurorine e Pergjithshme dhe te rikonstruktojë ate ekzistuese.
Fondi i qeverise per rikonstruksionin dhe modernizimin e godinave qeveritare eshte edhe me i larte se fondi i akorduar per arsimin baze, ate te mesem dhe ate te larte ku qveria ka dhene vetem 75 perdin te shumes krahasuar me keto shpenzime luksi. Edhe fondi i percaktuar per pagesat e papunesise, ndihmen sociale dhe kompensimin e energjise eshte po vetem sa 2/3 e fondit te luksit te qeverise. Kryeministri Berisha e ka deklaruar disa here se ky eshte buxheti me i larte qe Shqiperia ka pasur ndonje here, e sigurisht qe keto shpenzime per rehatin e qeveritareve kane ndikuar ne rritjen e ketij buxheti .
Top Channel