Largimi i policeve, po rritet krimi

27/11/2010 15:40

Organizata e punonjesve te policise ne lirim i ka bere thirrje qeverise qe te ndale largimet e specialisteve dhe emerimet e joprofesionisteve ne detyre. Kjo organizate mendon se, per shkak te kesaj forme joligjore te ndjekur deri me tani, krimi i rruges eshte ne rritje.

“Dalja nga detyra për t’u zëvëndesuar me joprofesionistë, thjesht për interesa partiake, ka bërë që të lënë vendet e punës 5 mijë vetë, prej vitit 2005. Problemet tani duken me rritjen e krimeve, të aksidenteve, të rritjes se ngjarjeve të padenoncuara që tregojnë kështu humbjen e besimit të publikut te organet tona”, tha Shyqyri Dade, kreu i Organizates se Punonjeseve te Policise ne Lirim.

Organizata e cileson si antiligjore mosrespektimin e vendimit te Gjykates Kushtetuese per pensionet e policeve.

Kjo organizate ka kerkuar bashkpunim edhe me sindikaten e punonesve aktive te Policise se Shtetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA