
Ministri i Jashtëm kinez, Yang Jiechi ka zhvilluar bisedime të nivelit të lartë me eksponentë të qeverisë së Penianit, Seulit dhe Uashingtonit.
Lajmin e bën të ditur agjencia “Kina e Re”, sipas të cilës ministri kinez i ka telefonuar sekretares së Shtetit Hillary Clinton dhe ministrit të Jashtëm të Koresë së Jugut, Kim Sung Hwan.
Më pas Jiechi është takuar edhe me Chi Jae Ryong, ambasador i Pekinit në Korenë e Veriut.
Në qendër të bisedimeve ka qenë situata në gadishullin korean, pas bombardimit të Koresë së Veriut ndaj Jugut.
Megjithatë, agjencia e lajmeve nuk ka dhënë detaje mbi bisedat e zhvilluara mes shefave të diplomacive.
Ditën e djeshme qeveria e Penianit paralajmëroi SHBA dhe Jugun se me stërvitjen e tyre ushtarake po e cojnë rajonin drejt luftës.
Top Channel