Irlandë, protestë kundër masave anti-krizë
27/11/2010 10:00
Mijëra persona pritet të mbushin sot rrugët e Dublinit në kuadër të një proteste kundër planit 4-vjecar anti-krizë të qeverisë irlandeze.
Kongresi Irlandez i Unionit të Tregtisë, ICTU, ka premtuar një marshim paqësor drejt qendrës së qytetit.
Megjithatë, policia ka paralajmëruar se grupe të caktuara mund ta përdorin mitingun për të shkaktuar trazira.
Në fillim të muajit në Dublin u regjistruan trazira dhe akte dhune, për shkak të protestës së studentëve kundër rritjes së taksave në arsim.
Komisioneri irlandez për policinë, Fachtna Murphy ka deklaruar se shpreson që manifestimi do të jetë dinjitoz dhe paqësor, edhe pse policia është përgatitur për gjithcka.
Top Channel