
Më shumë se 50 mijë irlandezë kanë marshuar në rrugët e Dublinit duke protestuar ndaj qeverisë irlandeze për keqmanaxhimin e krizës ekonomike dhe hartimit të një projekt buxheti vjetor me shkurtime fondesh dhe rritje taksash.
Qëllimi protestës ishte kundërshtimi i projekt-buxhetit, që pritet të miratohen javën e dytë të Dhjetorit.
Kongresi sindikatave të tregëtisë që organizoi protestën thotë se plani katër vjeçar për shkurtime në shpenzime përfshi rritjen e taksave do ta shtojë akoma më shumë dëmin ekonomik në Republikën e Irlandës.
Protestuesit kanë marshuar qetësisht pa krijuar indicente, por pati edhe nga ata të cilët hodhën fishekzjarre duke përcjellë mesazhin se disa prej tyre po përgatiteshin për incidente.
Drejtuesit e sindikakatave duke folur gjatë marshimit kanë deklaruar se sovraniteti dhe nacionaliteti irlandezëve është zbehur duke kërkuar që njerëzit të marrin në dorë drejtimin e vendit.
“Ne jemi të pakënaqur. Ky është shansi i fundit për të shprehur pakënaqësitë tona përpara kalimit të buxhetit” ka thënë 45 vjeçari, Pat Kenny njëri prej protestuesëve.
Projektbuxheti parashikon shkrutimin e 4,5 miliard eurove, shpenzime dhe rritjen e taksave me 1,5 miliard euro.
Javën e shkuar gjatë disa protestave më të vogla në numër ka patur përleshje mes protestuesve dhe policisë pasi qeveria e kryeministit Brian Couen pranoi një paketë ndihmash prej 85 miliard euro nga Bashkimi Europian.
Ditën e nesërme në Bruksel, Ministrat e Financave të Bashkimit Europian do të mblidhen për të finalizuar kushtet e paketës shpëtimtare financiare që i është ofruar Irlandës.
Top Channel